Një ngjarje e rënë ka ndodhur pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ku një shtetas i ka vendosur zjarrin vetes.
Sipas asaj që mediat e huaja bëjnë me dije, mësohet se Departamenti i Policisë i tha AFP-së se mori një telefonatë në orën 6:32 të mbrëmjes se një shtetas i kishte vendosur flakën vetes pranë selisë së OKB-së.
Menjëherë efektivët mbërrin në vendin e ngjarjes, ku dhe bënë të mundur që të shuanin flakët dhe më pas të shoqëronin qytetarin në spital, por fatkeqësisht aty u konstatua vdekja e tij.
"Ai u shpall i vdekur në Spitalin Bellevue," në Manhattan, shtoi policia.
E teksa hetimet vijojnë, deri më tani nuk është zbardhur shkaku që mund të ketë shtyrë këtë shtetas të ndërmerrte këtë akt ekstrem. Megjithatë, sipas një raporti të publikuar nga media “New York Post”, burri i cili ishte i veshur si murg tibetian, vendosi një flamur tibetian pranë tij përpara se t'i vinte flakën vetes.
A protester with a Tibetan flag set himself on fire outside the United Nations headquarters in Manhattan on Thursday evening, according to sources. https://t.co/UipjF35lD9 pic.twitter.com/ijQCXD0QSQ
— New York Post (@nypost) July 3, 2026
