Ditën e sotme Alexandru Munteanu njoftoi dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër i Moldavisë, një zhvillim ky i papritur që solli edhe rrëzimin e qeverisë në vend. Ai ka qenë kryeministër që prej nëntorit të vitit 2025.
Alexandru Munteanu nuk dha detaje rreth arsyeve që sollën dorëheqjen e tij, por vetëm ka thënë se në momentin që kuptoi se nuk po udhëhiqte sipas parimeve dhe bindjeve të tij, zgjodhi të dorëhiqet.
“Sot, mandati im si Kryeministër po mbaron. E pranova përgjegjësinë e shërbimit si Kryeministër me një ndjenjë të thellë detyre dhe me bindjen e fortë se mund të ndihmoja në sjelljen e ndryshimeve pozitive. Në momentin që kuptova se nuk mund ta kryeja më mandatin tim në përputhje me parimet dhe bindjet e mia, zgjodha të jepja dorëheqjen.
Dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi – kolegët e mi ministra, ekipet e tyre dhe të gjithë ata që punuan me profesionalizëm dhe me mirëbesim. Do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim nga çfarëdo pozicioni që mund të mbaj, pavarësisht se ku jetoj ose nëse përgjegjësitë e mia të ardhshme janë në sektorin publik apo privat. Besoj se detyra jonë ndaj vendit tonë nuk përcaktohet nga posti që mbajmë, por nga angazhimi që vazhdojmë të mbajmë. Faleminderit”, shkroi ai në një postim në platformën X.
Moldavia, ish-republika e vogël sovjetike, është e lokalizuar mes Ukrainës dhe Rumanisë, edhe aktualisht është një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Today, my term as Prime Minister comes to an end.
— Alexandru Munteanu (@AlexMunteanuMD) July 3, 2026
I accepted the responsibility of serving as Prime Minister with a deep sense of duty and the firm conviction that I could help bring about positive change.
The moment I realized that I could no longer carry out my mandate in… pic.twitter.com/Oi2GUnHj2n
