Parlamenti i Ukrainës miratoi më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri, me mbështetjen e 289 deputetëve. Vendimi erdhi pas dorëheqjes së Yuliia Svyrydenko dhe gjithë kabinetit të saj.
Koretskyi ka një karrierë të gjatë në sektorin energjetik dhe privat. Ai ka drejtuar për vite kompaninë Continuum Group dhe rrjetin e karburanteve WOG, ndërsa më vonë themeloi sipërmarrje të reja si IDEALIST dhe Centurion Group SA.
Në vitin 2022 mori drejtimin e Ukrnafta dhe Ukrtatnafta, ndërsa në 2025 u emërua drejtor ekzekutiv i Naftogaz, kompania më e madhe shtetërore e naftës dhe gazit.
Koretskyi merr drejtimin e qeverisë ukrainase në një moment të vështirë ky Rusia ka intensifikuar sulmet e dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
