Një 14-vjeçar akuzohet se ka përgatitur akte terroriste pasi dyshohet se po planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës. Ai u arrestua fillimisht pasi dyshohej se kishte dëmtuar një automjet gjatë një incidenti të ndodhur muajin e kaluar, por gjatë kontrollit të banesës së tij oficerët gjetën materiale të konsideruara shqetësuese.
Ai u arrestua nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste të lidhura me ideologjinë ekstremiste të krahut të djathtë.
Pas hetimeve ndaj 14-vjeçarit rëndon akuza për përgatitje të akteve terroriste dhe dëmtim kriminal për motive racore. Autoritetet kanë kontaktuar me drejtuesit e objekteve të kultit dhe se po u ofrojnë atyre siguri dhe masa mbrojtëse. Ndërsa policia thekson se në lidhje me këtë ngjarje nuk po procedohen persona të tjerë pasi nuk ka kërcënim për publikun.
