Hapësire reklamuese

Bota

A po shkatërrohen marrëdhëniet mes SHBA dhe Izraelit? Trump pranon ndikimin e huaj në opinionin amerikan

Shkruar nga Newsbomb
A po shkatërrohen marrëdhëniet mes SHBA dhe Izraelit? Trump
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Dondald Trump deklaroi ditën e sotme se vendet e huaja janë përpjekur të ndikojnë në opinionin publik. Kjo deklaratë erdhi pas komenteve te zëvendëspresidetit JD Vance i cili tha më herët se një fushatë e financuar nga Izraeli po synonte të pengonte negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.

Mendoj se presidenti me siguri do të pajtohej se po, vendet e huaja sigurisht përpiqen të ndikojnë opinionin publik amerikan. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Mendoj se është thjesht një fakt bazë”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Gjatë një bisede në podcastin e Joe Rogan, Vance tha se një “fushatë e ndikimit të huaj” po financohej për të “minuar” përpjekjet për të arritur një marrëveshje midis SHBA-së dhe Iranit.

E di pa asnjë dyshim se ka pasur njerëz brenda qeverisë izraelite që në fakt po përpiqen të na largojnë nga ajo politikë”, tha Vance në podkastin e publikuar të mërkurën, duke iu referuar përpjekjeve të Washingtonit për një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Lindjen e Mesme me Iranin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese