Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës këtë të shtunë, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Ku katër prej tyre u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën pasi dy bomba rrëshqitëse goditën një zonë të frekuentuar në rajonin verior të Sumit, ndërsa dy të tjerë u vranë gjatë sulmeve me raketa në qytetin-port të Odesës, ndërkaq një dron goditi një ndërmarrje në Harkiv, duke plagosur shtatë njerëz.
Në kiev, 11 persona u plagpsën në sulmet gjatë natës, kur sipas autoriteteve, Rusia përdori raketa balistike, raketa lundruese dhe dronë. “Infrastruktura civile u godit edhe para se të lëshohej alarmi për sulme ajrore”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
