Hapësire reklamuese

Aktualitet

I afërmi i të vrarit Aleksandër Koçeku “thellon” dyshimet: Konfliktin e di gjithkush, kemi një në burg për atë punë, i ka pasur gjak borxh dikujt

Shkruar nga Newsbomb
I afërmi i të vrarit  Aleksandër Koçeku
I afermi i Aleksander Kocekut

Aleksandër Koçeku mbeti sot i vrarë në Prekal të Shkodrës, e një nga pistat kryesore të hetimit është motivi i gjakmarrjes. Kjo sepse në shkurt të vitit të kaluar mbeti i vrarë 20 vjeçari Pavlin Preka, i cili u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij, ngjaje për të cilën Koçeku po hetohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë dyshimet për këtë pistë të mundshme i ka rritur më shumë një i afërm i viktimës, i cili në një deklaratë për mediat është shprehur se Aleksandër Koçeku ishte në një konflikt të cilin e dinë edhe shteti edhe mediat. Ai u shpreh se nuk dyshon për ngjarje tjetër, teksa shtoi se viktima është ruajtur por i është dashur të sigurojë bazat kryesore të jetës, ndaj edhe i është dashur të lëvizë.

“Babain e tij e kam djalin e xhaxhait. Konfliktin e dinë shteti, e dinë gjithkush, një konflikt kemi pasur unë për tjetër se di, Është ruajtur, po çfarë të bëjë duhet të ushqehet. Ne kemi një konflikt që e dini se ne kemi një në burg për atë punë, që i ka pasur gjak borxh dikujt. E di gjithkush këtë ngjarje, për tjetër gjë unë se di. Punonte te shtëpia kryesisht, veç punë nnë një furrë buke në Shkodër”, është shprehur i afërmi i Koçekut.

Autoritetet janë ende duke verifikuar nëse ekziston ndonjë lidhje mes ngjarjeve, dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar prej tyre që të pohohë këtë dyshim.

Aleksandër Koçeku, po hetohej në gjendje të lirë pasi deri më tani nuk ishin gjetur prova të mjaftueshme për ta çuar në masën e arrestit.

Kujtojmë se 20 vjeçari i ndjerë, Pavlin Preka, ka tentuar të krijojë lidhje intime me vajzën e Vasel Koçekut,asokohe 16 vjeç,  emrin e të cilës mësohet se e ka pasur tatuazh në pjesën e qafës.

Historia, sipas hetimeve, nis rreth vitit 2022, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku duke i thënë se nuk kam vajzë për të dhënë sepse është shumë e vogël.

Por sipas atyre që janë raportuar deri më tani, Preka vijoi të shfaqte interes për vajzën, teksa nga ana tjetër kjo gjë nuk është pranuar nga familja Koçeku. Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 27 shkurtit, 2025 Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ishte xhaxhai i 20-vjeçarit, Nikollë Preka, personi i cili e gjeti nipin e tij të vrarë. I riu jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Pasi e kishin telefonuar disa herë për të ngrënë drekën, ai nuk i ishte përgjigjur dhe si rrjedhojë xhaxhai i tij kishte shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë.

Por, në atë moment e gjeti 20-vjeçarin të shtrirë në oborrin e banesës të “bërë shoshë” nga plumbat. Menjëherë ai telefonoi policinë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe filluan hetimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese