Me urdhër të Presidentit Donald Trump, pas thirrjes me urgjencë nga Izraeli për të ndërhyrë, SHBA-të kanë goditur tre centrale bërthamore kryesore në Iran gjatë orëve të natës.
Vendet janë Fordoë, Isfahan dhe Natanz, të cilat ndodhen në zemër të ambicieve bërthamore të Iranit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka reaguar ndër të parët në mëngjes herët ku shprehet “thellësisht i alarmuar”, duke bërë thirrje për paqe dhe duke paralajmëruar kundër përshkallëzimit të mëtejshëm në rajonin e trazuar.
“Jam thellësisht i alarmuar nga përdorimi i forcës nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit sot. Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë është në buzë të trazirave dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën.” – tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Ai u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të OKB-së të ulin tensionet, sipas detyrimeve të tyre ndaj kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

