Një mjek gjerman i kujdesit paliativ i specializuar për kujdesin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve të tij.
Sipas mediave dyshohet se viktimat janë më të shumtë në numër por çështja është ende nën hetim.
Johannes M. 41 vjeç u shpall fajtor për vrasjen e 12 grave dhe tre burrave nga shtatori i vitit 2021 dhe korrikut 2024. Viktimat ishin të moshës midis 25 dhe 94 vje. Sipas prokurorëve të çështjes, mjeku vrasës, gjatë vizitave të shtëpi u ka dhënë pacientëve medikamente të kombinuara me qëllim vrasjen e tyre.
Në disa raste thuhet se ai u vuri zjarre për të zhdukur gjurmët. Në korrik të vitit 2024 pak para se të arrestohej prokurorët thanë se 41-vjeç vrau dy pacientë brenda ditës, një burrë 75-vjeçar në shtëpinë e rij në Berlinin qendror ndërsa disa orë më vonë një grua 76-vjeçe në një zonë të afërt dhe tentoi t'i vinte flakën shtëpisë se të moshuarës por dështoi
