Përmes një postimi në rrjete sociale Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Samitin e NATO-s, i cili u zhvillua në Ankara. Gjatë samitit kryeministri bëri me dije takimi i Aleancës Trans-Atlantike do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.
Ministri Nufi e ka quajtur këtë si një moment historik, dhe se ky vendim pasqyron besimin që aleatët kanë në vendin tonë.
Sipas tij ky është një vlerësim për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave euroatlantike, mbrojtjes kolektive dhe sigurisë rajonale.
"Një moment historik për Shqipërinë.
Vendimi për të pritur Samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri pasqyron besimin që Aleatët tanë kanë tek vendi ynë dhe vlerëson angazhimin tonë të palëkundur ndaj vlerave euroatlantike, mbrojtjes kolektive dhe sigurisë rajonale.
Është një nder i madh të mirëpresim liderët e NATO-s dhe jemi të gatshëm ta përmbushim këtë përgjegjësi me krenari", ka shkruar Nufi në rrjetet sociale.
