Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Në Shqipëri emri i saj më i lakuari gjatë javëve të fundit, Ivanka Trump merr sërish vëmendjen, poston fotot e veçanta në Instagram: Ju dua...

Shkruar nga Newsbomb
Në Shqipëri emri i saj më i lakuari gjatë javëve
Jsred Kushner-Ivanka Trump dhe Donald Trump Jr

Teksa emri i Ivanka Trump vijon të jetë ndër më të komentuarit në Shqipëri për shkak të projektit turistik që synon të zhvillojë në zonën e Zvernecit, çdo lëvizje e saj tërheq vëmendjen e publikut dhe mediave.

Së fundmi, vajza e presidentit amerikan Donald Trump ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga dasma madhështore e vëllait të saj, Donald Trump Jr., me vajzën që i ka vjedhur zemrën, Bettina Anderson. Ceremonia luksoze, e zhvilluar në një ishull privat në Bahamas, mblodhi familjarë dhe miq të afërt në një atmosferë që ndërthurte elegancën, romancën dhe shkëlqimin karakteristik të familjes Trump.

Në Shqipëri emri i saj më i lakuari gjatë javëve
Ivanka Trump dhe Jared Kushner

Në albumin e publikuar në rrjetet sociale, Ivanka shfaqet krah bashkëshortit të saj, Jared Kushner, pranë vëllait të saj, si edhe në disa momente të veçanta nga ceremonia martesore e Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson.

Në Shqipëri emri i saj më i lakuari gjatë javëve
Familja Trump

Krahas fotove Ivanka ka përcjellë edhe një mesazh të ngrohtë për çiftin: “Ende po shijoj gëzimin e këtyre kujtimeve, @donaldjtrumpjr dhe @bettinaeanderson! Urime ju të dyve! Ju dua.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivanka Trump (@ivankatrump)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese