Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

10 vite nga shkrirja e komunave dhe bashkive, Edi Rama jep lajmin: Do të rishikojmë reformën, kohët kanë ndryshuar! Propozohet dhe organizimi i Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
10 vite nga shkrirja e komunave dhe bashkive, Edi Rama jep lajmin: Do të
Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nga Asambleja e Partisë Socialiste, se dhe 10 vite nga Reforma Administrative Territoriale, kohët kanë ndryshuar dhe ka lindur nevoja për një rishikim më analitik, duke reflektuar problematikat e nxjerra deri tani.

"Pas 10 vitesh nga reforma, koha ka sjell nevojën për rishikim. Do të ngremë komisionin për punën analitike në funksion të thellimit të kësaj reforme, duke reflektuar ndryshimet e këtyre viteve, nga demografia tek teknologjia. Duhet të përgatitemi për në BE", u shpreh Edi Rama.

Reforma administrative- territoriale, solli reduktimin e njësive vendore, nga 373 prej tyre 308 komuna dhe 65 bashki, në vetëm 61 bashki dhe la të paprekur numrin 12 të qarqeve. Reforma territoriale e vitit 2014 u miratua në Kuvend vetëm nga shumica e majtë pasi PD në opozitë e bojkotoi seancën parlamentare.

I pari i socialistëve theksoi se Komisioni do të punojë si gjithë të tjerët, ama dora do të jetë e shtrirë dhe për opozitën.

"Komisioni do punojë si gjithë të tjerët dhe do ftojmë dhe forcat e tjera, nëse duan. Po deshën.  Ne do të jemi të gatshëm t'i dëgjojmë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, por ne nuk do të jemi të gatshëm t'i presim nëse ata nuk duan", vijoi ai.

Nga Asambleja Kombëtare e PS, Edi Rama u shpreh se në këtë mandat të katërt socialistët duhet të marrin në dorë ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, për të adresuar rekomandimet e ndërkombëtarëve.

"Duhet ngritur dhe komisioni për Reformën Zgjedhore. Ai duhet të adresojë rekomandimet, si depolitizimi i administratës zgjedhore dhe koha e nxjerrjes së rezultatit", u shpreh kryeministri.

Edi Rama lajmëroi se një tjetër nevojë thelbësore që duhet adresuar, është harmonizimi i ligjit për komisionet hetimore me jurisprudencës ne Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimet e GJK kanë përkufizuar kufijtë e veprimit, mes të drejtës për të qeverisur dhe të drejtës së pakicës për të kontrolluar qeverinë.

Si forca politike që drejton vendin në mandatin e katërt radhazi, si askush tjetër deri më sot në Shqipërinë demokratike, kryetari i PS shtroi dhe nevojën për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, Komisioneve të përhershme parlamentare.

Komisionet aktuale do të riformatohen si më poshtë, ndërsa do të ketë dhe të reja:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat;

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike;

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale;

Komisioni për Burimet natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e qendrueshëm;

Komisioni për të drejtat e njeriut dhe mjetet e informimit publik;

Komisioni për Bujqësinë, ushqimin dhe zhvillimin rural;

Komisioni për Kulturën, Turizmit dhe Diasporës;

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme;

Komisioni për Nismat Qytetare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese