Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Administrata mblidhet në kafe dhe numëron votuesit”, deputetja e PD i bën thirrje SPAK: Merr masa

Shkruar nga Newsbomb
“Administrata mblidhet në kafe dhe numëron votuesit”,
Denisa Vata

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka publikuar një video denoncuese në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, nga njëra nga qendrat e votimit në Mat.

Ajo akuzon se përballë qendrës së votimit ndodhet një kafe në të cilën janë mbledhur punonjës dhe drejtojë të administratës shtetërore të cilët mbajnë shënim dhe numërojnë njerëzit që shkojnë për të votuar.

Vata i bën thirrje prokurorisë së qarkurt Dibër dhe SPAK-ut, që të marrin masa, teksa më tej shprehet se ata janë duke indimiduar qyteatrët duke thënë se edhe më parë ka bërë thirrje për të njëjtin problem.

“Po e bëj publike sepse është e pamundur të cash me policinë, me strukturat e tjera që merren me këto punë, këta persona këtu nuk duhet të lejohen”, përfundon ajo.

Fjala e plotë:

“Jam te gjimnazi 28 nëntori, këtu përballë ndodhet një kafe, ku janë drejtorë të administratës shtetërore, punonjës që mbajnë shënime pranë qendrës së votimit dhe numërojnë të gjithë njerëzit që futen dhe dalin nga qendra e votimit, i bëj thirrje prokurorisë së qarkut Dibër dhe SPAK të marrin masa të mos inditmdojnë qytetarët, edhe mbrëmë kemi bërë thirrje, ku e kam paralajmëruar këtë sipas informacioneve që vinin nga PS. Po e bëj publike sepse është e pamundur të cash me policinë, me strukturat e tjera që merren me këto punë, këta persona këtu nuk duhet të lejohen.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese