Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Anëtari i Parlamentit të Britanisë në mbështetje të Berishës, merr pjesë në takimin e sotëm: Votoni Partinë Demokratike, mos zgjidhni narkoshtetin

Shkruar nga Newsbomb
Anëtari i Parlamentit të Britanisë në mbështetje
Stewart Jackson

Anëtari i parlamentit britanik, Stewart Jackson ka marrë pjesë në takimin përmbyllës së fushatës së demokratëve. Nga tribuna e vendosur në Bulevard te ish-Stacioni i Trenit, Jackson u bëri thirrje shqiptarëve që të zgjedhin rrugën drejt të ardhmes dhe kjo sipas tij arrihet vetëm falë Partisë Demokratike.

“Zonja dhe zotërinj ju sjell përshëndetjet nga dhoma e Lordëve në Britaninë e Madhe. Është kënaqësi që ndodhem këtu. Shikoj prapa meje kaq shumë të rinj shoh sytë e tyre dhe pyes si do të jetë e ardhmja e tyre.

 Para vitesh brezi i ri e hodhi komunizmin në emër të demokracisë, E ardhmja e Shqipërisë është një e ardhme e begatë që na pret dhe ne jemi në krye të rrugës. Ne mund të ndjekim rrugën e korrupsionit narkoshtetit për një grup të vogël njerëzish, ose ne mund të zgjedhim një rrugë të re e cila është e lavdishme, drejt begatisë, rrugën drejt Shqipërisë së BE drejt botës, një rrugë vizionare që do të hapë më shumë mundësi. 

Fitorja është afër prandaj flisni me miqtë familjet të shkojnë drejt kësaj të ardhme, komunikoni me ta mbështesni PD për një të ardhshme të madhe”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese