Presidenti i PL, Ilir Meta i cili ishte në një konferencë me gazetarët në moemntin që Gjykata e Apelit dha vendimin me një vit burgim për Ervin Salianjin, reagoi në kohë reale duke i shorehur mbështetjen e tij.
Meta e e ka cilësuar si vendim politik vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ditën e sotme ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji.
“Nuk ka nevojë që ti akuzojë ai, pasi gjykatat e kanë të shkruar në ballë që marrin vendime politike dhe kjo është hakmarrje e qartë ndaj Salianjit për denoncimet e bëra kundër trafikut të drogës ku të përfshirë janë eksponentë të qeverisë. Kjo është edhe një përpjekje për ti ndaluar atij kandidimin në zgjedhjet e ardhme dhe nuk pritej ndonjë surprizë nga një sistem drejtësie kriminal. Drejtësia është bërë partiake. Ka shumë pak akte të pavarura", - tha ai.



