Në ditët kur është në qendër të vëmendjes pas përplasjes së ndodhur javën e shkuar me protestuesit të cilët kërkojnë ndryshim të klasës politike, deputeti socialist Ardit Bido ka dalë me një mesazh të fortë në rrjet.
“Ka dy lloj njerëzish në politikë. Ata që ecin me rrymën, fshihen pas saj, presin të shohin nga fryn era dhe e ndërrojnë qëndrimin sa herë që u duhet një duartrokitje më shumë, një sulm më pak apo një viralitet i momentit. Dhe janë ata që ecin me bindjet e tyre. Edhe kur janë të vetmuar. Edhe kur nuk janë në modë. Edhe kur e dinë se për një kohë do të paguajnë çmimin e të qenit kundër rrymës” e nis Bido reagimin e tij të bërë në Facebook.
I drejtpërdrejt në atë që thotë, Bido nënvizon se që në momentin kur ka bërë marrëveshjen me veten dhe Zotin që të mos i tradhtojë bindjet pavarësisht situatave. Më tej deputeti shton se nuk do të ketë kurrë respekt për politikanët që ndryshojnë parimet e tyre sipas turmës.
Duke theksuar se ai mund të jetë gabim në mendimet e tij, Bido i mëshon idesë se ai nuk do të ndryshojë bindjet që ka për viralitet apo disa duartrokitje që mund të zgjasin shumë pak.
"Prandaj nuk kam respekt për politikejtë që matin të vërtetën me sentimente që nuk i kanë, që ndryshojnë parimet sipas humorit të turmës dhe që shpresojnë se një fitore e çastit do t’i bëjë njerëzit të harrojnë sa herë kanë ndërruar anë. Viraliteti zgjat një ditë. Karakteri mbetet një jetë.
Unë mund të gaboj. Mund të humbas. Mund të mbetem kundër rrymës. Por nuk do të jem kurrë nga ata që shesin bindjet për një duartrokitje dhe pastaj kërkojnë që historia t’u lajë duart" shkruhet në reagimin e Bidos.
Reagimi i Ardit Bidos:
Ka dy lloj njerëzish në politikë.
Ata që ecin me rrymën, fshihen pas saj, presin të shohin nga fryn era dhe e ndërrojnë qëndrimin sa herë që u duhet një duartrokitje më shumë, një sulm më pak apo një viralitet i momentit.
Dhe janë ata që ecin me bindjet e tyre. Edhe kur janë të vetmuar. Edhe kur nuk janë në modë. Edhe kur e dinë se për një kohë do të paguajnë çmimin e të qenit kundër rrymës.
Që i ri, kam bërë vetëm një marrëveshje: me ndërgjegjen time dhe me Zotin. Të mos i tradhtoj kurrë bindjet për interes, frikë apo komoditet.
Prandaj nuk kam respekt për politikejtë që matin të vërtetën me sentimente që nuk i kanë, që ndryshojnë parimet sipas humorit të turmës dhe që shpresojnë se një fitore e çastit do t’i bëjë njerëzit të harrojnë sa herë kanë ndërruar anë.
Viraliteti zgjat një ditë. Karakteri mbetet një jetë.
Unë mund të gaboj. Mund të humbas. Mund të mbetem kundër rrymës. Por nuk do të jem kurrë nga ata që shesin bindjet për një duartrokitje dhe pastaj kërkojnë që historia t’u lajë duart.
Kjo është marrëveshja e vetme që njoh. Nuk është as marrëveshje e re, as marrëveshje e vjetër. Është ajo që kam bërë me veten time dhe s’ka kush të më bëjë ta ndryshoj!
