Ish-deputeti i PD-së, Muslium Murrizi, nuk i ka kursyer kritikat për deputetët e opozitës lidhur me mospjesëmarrjen e tyre në protestat kombëtare që po zhvillohen prej 22 ditësh në vend kundër projektit të Zvërnecit.
Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se nuk e kupton se nga çfarë kanë frikë deputetët për të dalë në protestë, kur në to marrin pjesë edhe fëmijë.
“Çfarë lloj deputetësh jeni ju që as jeni votuar nga qytetarët dhe as keni kurajë të dilni në protestë me qytetarët?”, thekson ish-deputeti në postimin e tij.
Postimi i Murrizit:
Kur shoh çdo nate plot feminje me prinderit ne proteste nuk e kam kuptuar akoma cfar frike kane deputetet e opozites te dalin te gjith ne proteste!!!
Se ata te rilindjes e para nuk i le Rama dhe e dyta jane rehat te lyer kush me shum e kush me pak me cirkat dhe njollat e korrupsionit prej 13 vitesh
Çfar lesh deputetesh jeni ju qe as jeni votuar nga Qytetaret dhe as keni kurajo te dilni ne proteste me Qytetaret????
Dhe pa le kur flisni ne emer te Qytetareve pastaj te ze barku fare e nuk ka tetraciklin qe e ndalon
