Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të presë këtë të hënë Kryeministrin Edi Rama në Palaltin Élysée në Paris. Takimi do të zhvillohet në kuadër të dialogut të vazhdueshëm mes dy vendeve dhe pas disa takimeve të mëparshme mes dy liderëve, të mbajtura në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025.
Agjenda parashikon se bisedimet do të përqendrohen te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe ecuria e reformave që vendi ëhstë duke zbatuar në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, teksa pritet që Franaca të riafirmojë mbështejen e saj për procesin e integrimit në BE.
Në takim do të diskutohen gjithashtu çështje që lidhen me forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, ekonominë dhe energjinë. Po ashtu pritet që të flitet edhe për investimet franceze në Shqipëri, ku përfshihen projektet e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) në sektorët e energjisë dhe mjedisit apo ndërtimi i një liceiu francez në Korçë.
Në orën 13:00, sipas progrmait paraprak, Presidenti i Francës do të presë zyrtarisht Ramën në oborrin e Pallatit Élysée, ceremoni e cila do të jetë e hapur për mediat. Më pas, në orën 13:05, dy liderët do të zhvillojnë një drekë pune me dyer të mbyllura.
