Hapësire reklamuese

Politikë

“Askush nuk fiton kur dëmtohet Shqipëria”, deputeti socialist thirrje protestuesve: Nëse keni alternativë më të mirë, bujrum tek kutia e votimit!

Shkruar nga Newsbomb
“Askush nuk fiton kur dëmtohet Shqipëria”, deputeti
Pamje nga protesta-Admir Kadeli

Deputeti i Partisë Socialiste, Admir Kadeli ka ardhur me një reagim dhe ftesë për të gjithë ata qytetarë të cilët prej 22 ditësh tashmë janë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe të klasës së vjetër politike, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kadeli, i cili njihet për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe opinionin e mprehtë, të trashëguar edhe nga i ati, Gjovalin Kadeli, ka zgjedhur t’u drejtohet kritikëve të qeverisë me një mesazh të qartë, kushdo që beson se ka një alternativë më të mirë për Shqipërinë, duhet ta provojë atë përmes garës demokratike.

Sipas tij, demokracia ofron të gjitha hapësirat për këdo që dëshiron të angazhohet në politikë, duke krijuar një forcë të re, duke paraqitur një program konkret dhe duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve përmes votës.

“Nëse dikush beson se ka një alternativë më të mirë për Shqipërinë, rruga është e hapur, hajde bujrum! Le të krijojë parti. Le të paraqesë program. Le të bindë qytetarët dhe pastaj të takohemi aty ku vendos populli: TEK KUTIA VOTIMIT! Kjo është demokracia”, shkruan ai, teksa më tej shpreh shqetësimin për atë që e konsideron si një tendencë për të ndërtuar ambicie politike duke dëmtuar interesat e Shqipërisë.

Në këtë reagim deputeti ka kujtuar kostot e mëdha që vendi ynë ka paguar gjatë viteve të tranzicionit, kur përplasjet politike sollën pasoja të rënda për ekonominë, punësimin dhe zhvillimin e vendit.

“Në vitet e tranzicionit, në emër të zemërimit, të revolucionit dhe të ndryshimit, vendi humbi fabrika, uzina, prona publike, vende pune dhe vite të tëra zhvillimi. Çmimin nuk e paguan politikanët. E paguan qytetaret!

Sot nuk kemi të drejtë ta përsërisim atë histori me mjete të tjera teknologjike, sepse sot nuk shkatërrohen më ndërtesat me leva, por shkatërrohet besimi me dezinformim. Dëmtohet ekonomia dhe turizmi me fushata të organizuara. Goditet imazhi i Shqipërisë me narrativa që përhapen në algoritme dhe konsumohen nga bota si e vërteta e vetme”, shkruan Kadeli më tej duke theksuar kështu se askush nuk përfiton kur dëmtohet interesi komëbtar.

Reagimi i plotë:

Nëse dikush beson se ka një alternativë më të mirë për Shqipërinë, rruga është e hapur, hajde bujrum!

Le të krijojë parti. Le të paraqesë program. Le të bindë qytetarët dhe pastaj të takohemi aty ku vendos populli: TEK KUTIA VOTIMIT!

Kjo është demokracia.

Por ajo që nuk mund të pranohet është që ambicia politike të ndërtohet mbi dëmtimin e Shqipërisë sepse ne e kemi parë një herë këtë film!

Në vitet e tranzicionit, në emër të zemërimit, të revolucionit dhe të ndryshimit, vendi humbi fabrika, uzina, prona publike, vende pune dhe vite të tëra zhvillimi. Çmimin nuk e paguan politikanët. E paguan qytetaret!

Sot nuk kemi të drejtë ta përsërisim atë histori me mjete të tjera teknologjike, sepse sot nuk shkatërrohen më ndërtesat me leva, por shkatërrohet besimi me dezinformim. Dëmtohet ekonomia dhe turizmi me fushata të organizuara. Goditet imazhi i Shqipërisë me narrativa që përhapen në algoritme dhe konsumohen nga bota si e vërteta e vetme.

Askush nuk fiton kur humbet Shqipëria.

Kritika është e domosdoshme. Protesta është e drejtë. Gara politike është themeli i demokracisë, por Shqipëria nuk mund të jetë kostoja e betejës politike të askujt.

Sepse ajo që është ndërtuar me djersën e miliona shqiptarëve nuk mund të vihet në rrezik për të fituar disa mijëra pëlqime, disa minuta vëmendje apo disa vota më shumë.

Le të garojmë me ide.

Le të përballemi me projekte.

Le të na gjykojnë qytetarët.

Por Shqipërinë ta mbajmë jashtë kësaj lufte.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese