Në një prononcim të dhënë për mediat, kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla zbuloi se pse socialistët nuk dakordësohen me kërkesat e depozituara nda demokratët.
Balla theksoi se as nuk e ka njohur e nuk do të njohë Partinë Demokratike si përfaqësuese të protestës së qytetarëve, ndërsa shton se përderisa demokratët i referohen kërkesave të qytetarëve, ku në mesin e tyre kërkohet dorëheqja e Ramës, socialisti kërkon që opozita të shpallë kandidatin e tyre.
“Mënyra se si ishte formuluar kërkesa ishte se Partia e Sali Berishës vjen në Kuvend duke kërkuar në emër të protestuesve 1, 2 3, 4 5 kërkesa. U jam drejtuar, ju keni marrë përsipër për të sjellë në Kuvend kërkesën e protestuesve dorëheqjen e qeverisë. Kërkohet me mocion mosbesimi jo me debat. Mblidhni 28 firma, sillni kërkesën për nocion mosbesimi, se aq i kapni.
E sillni dot Saliun për kandidat për kryeministrin?! Bujrum thashë, mblidhni 28 firma, nëse keni këllqe vendosni dhe kandidatin dhe hajde ta marrin në shqyrtim. Por nuk duhet ngatërruar që të shkohet në një mocion me debat dhe të kërkohet dorëheqja e qeverisë” tha Balla në fjalën e tij.
Më tej, socialisti nënvizoi për të disatën herë që nuk pranon kërkesat e një partie e cila në ditët e para të protestës pretendonte se tubimi po organizohej nga pozita, e pas pak ditësh ndryshuan mendim dhe dolën në krah të protestuesve.
Po ashtu, Balla iu drejtua protestuesve duke i pyetur nëse kanë mandatuar Sali Berishën si përfaqësuesin e tyre në Kuvend. Ndërsa shtoi se mandati i Edi Ramës caktohet nga vota e popullit.
Fjala e Taulant Ballës: Ne e kemi bërë të qartë që nuk e njohim Partinë e Sali Berishës si parti organizuese të protestës. A ka mandat partia e Sali Berishës t’i përfaqësojë?! E përsëris Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj për përfaqësuese. Sapo nga protestuesit të mbërrijë një ankesë, ne do e shqyrtojmë.
Mënyra se si ishte formuluar kërkesa ishte se Partia e Sali Berishës vjen në Kuvend duke kërkuar në emër të protestuesve 1, 2 3, 4 5 kërkesa.
U jam drejtuar, ju keni marrë përsipër për të sjellë në Kuvend kërkesën e protestuesve dorëheqjen e qeverisë. Kërkohet me mocion mosbesimi jo me debat. Mblidhni 28 firma, sillni kërkesën për nocion mosbesimi, se aq i kapni. E sillni dot Saliun për kandidat për kryeministrin?! Bujrum thashë, mblidhni 28 firma, nëse keni këllqe vendosni dhe kandidatin dhe hajde ta marrin në shqyrtim. Por nuk duhet ngatërruar që të shkohet në një mocion me debat dhe të kërkohet dorëheqja e qeverisë.
Nuk e qas fare partinë e Sali Berishës si zëdhënëse përfaqësuese të diskutojë për çështjet që lidhen me protestën. Kjo parti, për këtë protestë nuk duhet të flasë. Ditët e para ishin kundër protestës, dolën e thanë që e zhvillon Edi Rama.
Kjo parti zoti e di se si ka përfunduar në këtë bereqet, u thonë protestuesve mos e përmendni emrin e kryetarit e pastaj dërgojnë persona në protestë.
Dua t’ju bëj një pyetje publike protestuesve: Ju e keni mandatuar Sali Berishën si përfaqësuesin tuaj?!
Në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë do të bashkëpunojë në çdo moment. Çdo qytetar shqiptar që do të përfaqësohet nga partia politike që ka një vend në Kuvend, do të bashkëpunojmë në kushtet që të jenë të distancuar nga Irani e aktorë të tjerë të tillë.
Kufizimin e mandatit e bën të mundur vetëm vota e popullit.
