Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bardhi flet pas mbledhjes urgjente të PD: Nuk dorëzohemi! Salinaji nuk është i dënuar, por ka marrë medalje

Shkruar nga Newsbomb
Bardhi flet pas mbledhjes urgjente të PD: Nuk dorëzohemi!
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka folur me tone të larta, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, ku në fokus ishte heqja e mandatit për Ervin Salianjin.

Bardhi ka dënuar vendimin, të cilin e konsideron politik dhe thotë se hapat e mëtejshme do të merren nga Kryesia e PD, si organi kompetent për këtë çështje. Ai tha se vendimi ndaj Salianjit prek çdo qytetar që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar.

“Së pari, në emër të grupit të PD, dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës kundër deputetit Ervin Salianji. Ky vendim i paprecedentë, nuk ka asnjë rast në Shqipërisë, që dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg. Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar.

Kundër kujtdo që denoncon korr e Edi Ramës dhe lidhjet me krimin. Salianji ka thënë që Xhafaj është trafikant droge dhe për këtë po shkon në brg. Kush e dha sot vendimin? Një gjyqtar që ka mbrojtur socialistët. Këto janë gjyqtarët, që për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do i mbyllin gojën opozitës.

Pse nuk bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafës. Pse nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia. Kjo është shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar, ndaj opozitës në tërësi. Salinaji sot nuk është i dënuar, por ka marrë mëdalje. Doli kundër Ramës.” tha Bardhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese