Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Berisha e përjashtoi nga LISTAT, Dashnor Sula reagon live: Kush nuk mendon si lideri, Noka e Vokshi do fshihen, ka shumë gjëra që nuk i them dot…

Shkruar nga Newsbomb
Berisha e përjashtoi nga LISTAT, Dashnor Sula reagon live: Kush nuk mendon
Deputeti i PD, Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike Dashmor Sula ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me “dëbimin” e tij nga listat PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Dashnor Sula është shprehur se pas kësaj mospërfshirje në lista fshihen dhe shumë gjëra të tjera që ai shprehet i rezervuar për t’i bërë publike, gjithashtu vijon të thotë se i ka shkruar dhe Berishës për tu takuar, por nuk ka marrë ende një përgjigje nga ky i fundit.

Ndër të tjera Sula, siç bëri me dije dhe pak më herët në një reagim në rrjete sociale, ai nuk është pjesë e listave të Partisë Demokratike pasi është mbështetës i institucioneve të drejtësisë, SPAK dhe GJKKO.

Në daljen e tij në TCH, Sula thotë se nga Partia Demokratike largohen të gjithë ata që nuk mendojnë si lideri Berisha dhe si besnikët e tij, Albana Vokshi e Flamur Noka.

Do të themi dhe gjërat e tjera, kaq mjafton sot për sot. Bëhet fjalë mos të jem fare pjesë e listës. Nuk jam negociuar, madje i kam shkruar edhe Berishës mesazh për ta takuar, nuk kam marrë as një përgjigje. Kam dhe gjëra që nuk i them publikisht. Unë di që do fshihen të gjithë ata që nuk mendojnë si Berisha, Vokshi dhe Noka. Unë i kam dalë i pari në qarkun e Elbasanit dhe nuk u kam kërkuar asnjë votë.

Derisa të mbyll do i respektoj, moralisht jam i fituar. Nuk kam besimin e liderit Berisha tani s’kam ça bëj unë. Më thanë disa kolegë të PS, pas Saliut ti ke qenë më i egër me ne. Edhe sot isha në byronë e Kuvendit votova kundër atij komisionit Xhafaj. Ky komision është ngritur për të penguar SPAK dhe GJKKO.

Gjënë më të shenjtë kam lirinë, sa të jem gjallë do flas dhe mbroj interesat e shqiptarëve. Lista e Elbasanit do duhen të jenë njerëzit që e meritojnë. Ne rrezikojmë të dalim me 4 mandate në Elbasan, kjo më shqetëson mua”-u shpreh Dash Sula për “Shqipëria Live”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese