Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bulevardi bëhet blu, mbështetësit e Sali Berishës mblidhen te ish-Stacioni i Trenit për të mbyllur fushatën (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Bulevardi bëhet blu, mbështetësit e Sali Berishës mblidhen
Pamje nga Bulevardi

E teksa na ndajnë e pak minuta nga nisja zyrtare e mitingut përmbyllës të demokratëve, qindra qytetarë i janë përgjigjur ftesës së ish-kryeministri Sali Berisha.

Ata janë mbledhur te zona e njohur e Tiranës te ish-Stacioni i Trenit për të përmbyllur fushatën elektorale e cila startoi po nga kryeqyteti më 11 prill.

Me flamuj nëpër duar, kapelet me numrin 1 dhe bluzat e stampuara me logon e Partisë Demokratike, qytetarët kanë mbushur Bulevardin.

Ashtu sikurse kemi bërë me dije dhe më herët demokratët kanë parashikuar se në këtë miting përmbyllës do të marrin pjesë rreth 10 mijë qytetarë, ndërkohë që përpos ish-kryeministrit dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës, fjalën do e mbajë edhe “strategu” i fushatës së tij, Chris LaCivita.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese