Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Demokratët "vërshojnë" drejt Tiranës, "shpërthen" Erion Braçe: Po dëgjoj se sot do jetë "jetë a vdekje", BOLL! Askush nuk ju vret

Shkruar nga Newsbomb
Demokratët "vërshojnë" drejt Tiranës,
Ilustrim: Erion Braçe - Policia dhe demokratet drejt Tiranes

Deputeti socialist Erion Braçe reagon ashpër ndaj atyre që paralajmërojnë se protesta e sotme e opozitës do të jetë një betejë "për jetë a vdekje". Sipas tij, askush nuk ka për të vrarë askënd sepse ata që vrisnin protestues, janë pikërisht ata që janë në krye të opozitës sot.

"Minutat po ikin dhe sa me afer ores degjoj: Sot eshte per jete a vdekje, boll eshte boll, ne jemi paqesore! Nje pyetje kam: Kur thone se sot eshte per jete a vdekje, si do vdesin keta? Se keta ska ndermend ti vrase kush; ata qe vrisnin protestuesit ishin fiks keta", shkruan Braçe.

Partia Demokratike do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 18.00 aktin e parë të mosbindjes civile, ku siç është njoftuar do të ketë bllokime të rrugëve dhe paralizim të jetës së Tiranës, ndërsa militantët e kësaj force politike janë nisur nga qytete të ndryshme.

Policia e Shtetit ka kaluar sot në gatishmëri të përforcuar dhe kryepolici Ilir Proda mësohet se ka nxjerr në terren më shumë se 1,200 trupa, të cilat janë pozicionuar pranë institucioneve kryesore të bulevardit të Tiranës.

Zyrtarisht, leje për protestën është marrë nga ora 18.00 deri në orën 22.00, por siç kanë deklaruar drejtuesit e opozitës ajo do të zgjasë përtej këtyre orareve dhe nuk përjashtohen aktet e mosbindjes.

Demokratë raportohet se janë duke ardhur drejt Tiranës nga qytete të ndryshme, pasi prej ditësh janë mobilizuar nga drejtues e secilit qark dhe dege. Megjithatë, pavarësisht çdo skenari pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në terren.

Demokratët "vërshojnë" drejt Tiranës,
Postimi i ssocialistit Erion Braçe

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese