Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dënimi i Salianjit, Berisha thirrje për mosbindje civile: Burg se zbuloi lidhjen e qeverisë me trafikantët

Shkruar nga Newsbomb
Dënimi i Salianjit, Berisha thirrje për mosbindje civile: Burg se
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër dhe me forcë ndaj vendimit të Apelit për deputetin ervin Salianji, duke e cilësuar atë si një akt hakmarrje të verbër dhe një goditje të rëndë për demokracinë në vend.

Sipas Berishës, ky vendim i gjykatës nuk është gjë tjetër veçse një sulm i orkestruar nga kryeministri Edi Rama, në kuadër të një fushate të qëllimshme kundër opozitës. Për këtë Berisha ka bërë thirrje publikut për mosbindje civile, duke e konsideruar këtë ngjarje si një sulm ndaj pluralizmit politik në Shqipëri.

Postimi i plotë i Berishës:

Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa dënuan sot deputetin Ervin Saljani!

Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar. Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit politik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese