Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘Diella’ fillon të numërojë votat në Tepelenë, 21 kuti "në duart" e Inteligjencës Artificiale

Shkruar nga Newsbomb
‘Diella’ fillon të numërojë votat në
Foto nga procesi i numerimit ne Tepelene

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, bashkia e parë që ka nisur numërimin është ajo e Tepelenës. Ndryshe nga 4 bashkitë e tjera, në Tepelenë po testohet dhe numërimi nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.

Kjo metodë vijon të mbetet në kuadër te testimeve, pasi paralelisht me numërimin me AI, do të zhvillohet dhe procesi manual. Ndërkohë siç kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije, votimi nëpërmjet AI vetëm do të krahasohet me atë manual, dhe se parasysh si rezultat përfundimtar do të merret procesi i numërimit tradicional.

Futja e Inteligjencës Artificiale dhe në procesin zgjedhor, është një tjetër formë e integrimit të AI në Shqipëri, sidomos në administrata apo në procese me rëndësi të lartë shtetërore. Vlen të përmendim këtu dhe ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, risia më e re në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, gjithashtu dhe në një qeveri aktuale.

Pjesëmarrja e zgjedhësve në Bashkinë e Tepelenës ka qenë relativisht e ulët. Nga 7.184 votues vetëm 2.488 ushtruan të drejtën për të votuar. Në Tepelenë kandidat për karrigen e kryebashkiakut është Gramoz Sako i Partisë Socialiste dhe Gabriel Guma, kandidat i pavarur, por që me vete ka mbështetjen e demokratëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese