Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot qeverinë e re "Rama 4", me të cilën do të drejtojë vendin edhe për një mandat tjetër, duke vendosur një rekord 16 vjeçar në qeverisje, si askush tjetër më parë.
Bie në sy, se kabineti i ri ka ministra aktualë që kanë fituar besimin e Edi Ramës për të qëndruar në këto dikastere edhe për një mandat tjetër, ministra që u riformatohet portofoli dhe emra të rinj që dalin për herë të parë në skenën politike.
Më poshtë, të gjithë emrat dhe pozicionet e kabinetit të ri qeveritar:
Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë;
Belinda Balluku - Zëvendëskryeministër dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë;
Albana Koçiu - Lë Shëndetësinë dhe emërohet Ministre e Brendshme;
Elisa Spiropali - Lë Kuvendin dhe emërohet Ministre e Jashtme;
Pirro Vengu - Ministër i Mbrojtjes;
Blendi Gonxhe - Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sporteve;
Sofjan Jaupaj - Ministër i Mjedisit;
Mirela Kumbaro - Ministre e Arsimit dhe Rinisë;
Petrit Malaj - Ministër i Financave
Evis Sala - Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
Besfort LLamallari - Ministër i Drejtësisë;
"Diella" - Ministre e Inteligjencës Artificiale;
Delina Ibrahimaj - Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit;
Andis Salla - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Ervin Demo - Ministër për Pushtetin Vendor;
Majlinda Dhuka - Ministre e Shtetit dhe kryenegociate e Shqipërisë;
Adea Pirdenin - Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin;
Toni Gogu - Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.

