Kryeminstri Edi Rama pas një fjalimi të gjatë në Kongresin e Partisë Socialiste, ka bërë edhe disa ndryshime në qeveri.
Rama ka vendosur të largojë disa ministra dhe të risjellë disa emra të rinj. Kreu i qeverisë ka propozuar Taulant Ballën si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, detyrë që e mbante Elisa Spiropali, e cila sot u propozua si Kryetare e Kuvendit.
Kështu Taulant Balla largohet nga Ministria e Brendshme, detyrë të cilën pritet që ta marrë Ervin Hoxha.
Po ashtu nga Ministria është larguar Niko Peleshi i cili prej disa kohësh drejtonte Ministri i Mbrojtjes, detyrë që tashmë pritet ta marrë Pirro Vëngu. Rama Niko Peleshin e ka propozuar si kreun e grupit parlamentar të PS.
Një tjetër ministër që largohet është Ervin Mete, i cili largohet nga drejtimi i Ministrisë së Financave, detyrë të cilën tashmë pritet ta marrë Petrit Malaj.

