Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën përpara socialistëve, në 35 vjetorin e Partisë Socialiste, ku po bën një bilanc të punës dhe aspiratën e lartë që ai dhe gjithë ekipi socialist ka për Shqipërinë dhe integrimin në Bashkimin Europian.
"Për mua, Shqipëria është një amanet në sytë dhe zemrën time. Prandaj jam krenar sot, në këtë përvjetor, përballë të gjithëve ju", u shpreh kryeministri.
Ai veçoi liderin historik të Partisë Socialiste, kur tha se ai e ka shprehur publikisht në vitet e funddit të jetës krenarinë për Edi Ramën, si pasues i tij në krye të së majtës shqiptare. Sipas tij, edhe përse marrëdhënia e tyre përgjatë viteve kaloi në faza dramatike, ai ishte krenar për Edi Ramën.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës në përvjetorin e PS:
Për mua, Shqipëria është një amanet në sytë dhe zemrën time. Prandaj jam krenar sot, në këtë përvjetor, përballë të gjithëve ju. Qoftë përballë atyre që më besuan kur mora drejtimin e kësaj partie të madhe, qoftë edhe atyre që nuk më besuan si njeriu i duhur dhe qoftë përballë atyre që kishin të drejtën e tyre të më luftonin. Por edhe përballë atyre që nuk janë më mes nesh. Veçoj mes tyre Fatos Nanon.
Krenaria e tij e shprehur publikisht për mua, pasi marrëdhënia jonë kaloi në faza dramatike, mbetet për mua e veçantë.
Kam gabuar, jo njëherë, edhe përse kurrë nuk kam dashur t'i hyjë në hak askujt, ka shumë të ngjarë që ta kem bërë pa qëllim. Por unë krenohem se i kam dhënë dhe do i jap Partisë Socialiste gjithçka që kërkohet nga një lider. Dhe së bashku me PS, ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe çdo shqiptari, që sot e thotë kudo pa asnjë siklet, jam Shqiptar.
Ata që kanë punuar dhe punojnë afër me mua, e kuptojnë se çfarë kam parasysh, sepse e di shumë mirë se çfarë nuk shkon në këtë Shqipëri që e kemi sjell me mund deri këtu. Për ata që ma kanë besuar këtë detyrë për katër mandate rresht, kam kohë të dëgjojë hallet e njerëzve dhe dhimbjet e atyre që nuk ia dalin.
