Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Gjiknuri i çoi një zarf Edi Ramës”, Berisha tregon prapaskenat për përzgjedhjen e kandidatëve të PS

Shkruar nga Newsbomb
“Gjiknuri i çoi një zarf Edi Ramës”, Berisha tregon
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në nisje të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ku do të diskutohen dhe vendosen listat përfundimtare të kandidatëve të PD për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit. 

Ndërsa shprehet se PS i ka hyrë frika nga bashkimi i 26 partive, ai shton se “socialistët janë zëvendësuar në lista me personazhe të botës së krimit dhe persona të tjerë pa kontribute politike.”

"Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, meritë e madhe e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në degët e PD-së dhe në qendër, deputetëve të saj dhe ajo çka mund t’u them unë se ky proces qëndron në lartësinë e plotë të objektivit kryesor të PD-së, Shqipëria Madhështore.

Por këta kandidatë për deputetë kanë avantazhin sepse janë njëkohësisht përfaqësuesit e koalicionit më të fuqishëm që ka njohur Shqipëria në 32 vite.

Ky koalicion që bashkon rreth 25 parti, të cilat pa PD-në, përfaqësojnë pothuaj një të tretën e elektoratit shqiptar.

Kjo përbën një avantazh të fuqishëm për aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe PD-në, një avantazh i cili ka goditur thellë në dëshpërim palën kundërshtare, që në fakt është në kaos të vërtetë.

Kërcënimi është metoda bazë e përcaktimit në lista të deputetëve. Kështu, në rast se Rama dëshironte që të lante duart me Gjiknurin, Gjiknuri i çoi një zarf jo me para, por me fotot e McGonigalit. Dhe Gjiknuri u rikthye në lista.

Dhashë këtë shembull se si po caktohet lista në krahun tjetër. Mund t’u sjell edhe shembuj të tjerë plot se si famëzi Ceno Klosi përjashtoi socialistin asnjëherë të mençur, Petro Koçi. E të tjera me radhë, por nuk jemi për këtë çështje këtu.“, - tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese