Janë hapur qendrat e votimit në 5 bashkitë në të cilat po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndërkohë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, u ka bërë thirrje qytearëve të marrin pjesë në votime.
“MIRËMËNGJES , dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan ai.
Kujtojmë se do të votojnë 334.539 mijë qytetarë, dhe qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në oren 18:00, siç përcakton edhe Kodi Zgjedhor mbyllen qendrat e votimit, në rastet kur zgjedhjet caktohen në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor.
