Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta lë selinë dhe marshon drejt Kryeministrisë: Do protestojmë deri në arritjen e objektivave

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta lë selinë dhe marshon drejt Kryeministrisë: Do
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lënë ambientet e selisë dhe po marshon drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku dhe pritet t’i bashkohet mijëra protestuesve të cilët i janë përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka folur për mediat ku dhe ka bërë me dije se protestat do të vijojnë deri në arritjen e objektivave të vendosura nga opozita dhe deri në largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Në nivelet më të larta të narkoqeverisë me trafiku ne drogës. Me çfarë kam  parë deri tani mediat që po raportojnë gjithçka tregon një angazhim qytetar dhe një dnejnjë të fortë të revoltës. Besoj se e morët vesh qën ë Kosovë u rirtën pensionet 20% pra gati 70 euro në muaj, ndërsa këtu 4 mijë lek të vjetra, Ndërkohë që Rama ka ardhur në qeveri mesatarja e çmimeve në raport me BE ka qenë 50% tani janë 90 e ca.

PL e ka bërë të qartë me 5 prioritetet për 4 milionë plus qytetarë, mbështetje për familjet e reja, nënat sa i tsakon politikave të lindshmërisë dhe kujdesit për fëmiëjt dhe të gjitha lehtësive në këto raste”, ka thënë Meta ndër të tjera, duke theksuar  më tej se do të jetë bashkë me të gjithë opozitarët për të protestuar.

Duke mos dhënë më tepër detaje lidhur me skenaret e kësaj proteste, Meta theksoi se në vijim do të ndodhë ajo çfarë qytetarët do të dëshirojnë.

“Bashkë me të gjithë opozitarët. Protestë. Protestë qytetarëm gjithccka që do të vendosin qytetarët”, tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese