“Kush ka kapcitet ta projektojë të nesërmen duke garantuar të sotmen do të bëjë sukses, kush rri merret prit se dje, nuk bën sukses. Dhe këtë po ja u thotë një njeri i suksesshëm”, kjo ka qenë këshilla që kryeministri Edi Rama u dha ditën e sotme përfaqësuesve të sipërmarrjeve dhe sistemit bankar në vend, gjatë një takimi ku dhe prezantoi ecurinë e programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se ky program është konceptuar për t’u krijuar mundësi ndërmarrjeve të vogla të kalojnë në një nivel më të lartë zhvillimi, ndërsa atyre të mesme t’u japë mundësinë të konsolidohen dhe të afrohen me kategorinë e bizneseve të mëdha. Ai nënvizoi se skema parashikon një tavan financimi deri në 2 milionë euro dhe nuk përfshin sipërmarrjet e mëdha, pasi fokusi mbetet tek bizneset që kanë nevojë për mbështetje për të zgjeruar aktivitetin e tyre.
Gjatë diskutimit, ndërhyri edhe një prej biznesmenëve të pranishëm në sallë i cili ngriti shqetësimin për ndikimin që ka pasur forcimi i lekut dhe rënia e euros në aktivitetin e sipërmarrjeve eksportuese. Ai argumentoi se zhvlerësimi i euros ka sjellë humbje të konsiderueshme për sektorin, duke kërkuar ndërhyrje konkrete nga qeveria për të zbutur pasojat financiare dhe për të mbështetur kompanitë që operojnë në këtë treg.
“Ne kemi një rënie me 33% nga euro. Sipas të dhënave janë 5 miliardë euro jashtë kontrollit të bankave dhe mund të shkosh në çdo pikë marketi që të blesh me euro, thonë e marrim ke kaq. Ne kemi nevojë për ndihmë konkrete. Ashtu si po shihni me një sy pozitiv start up, ku nga 3 milionë euro ia çuat në 6 milionë euro, kurse kur vjen puna për sektorin tonë që punëson 60 mijë veta, thoni shkoni merrni kredi. Qeveria duhet të injektojë para që ka përfituar nga rënia e euros, pasi borxhi i jashtëm ka rënë, një pjesë të atyre parave, meqenëse jemi ortakë...”, tha ai ndër të tjera.
Në përgjigje të këti jshqetësimi, kryeministri Rama theksoi sse ekonomia shqiptare ndodhet në një fazë krejt tjetër zhvillimi nga ajo e viteve më parë dhe se bizneset duhet të orientohen drejt transformimit dhe rritjes së konkurrueshmërisë, në vend që të mbështeten tek modele që sipas tij koha i ka tejkaluar.
“Qeveria nuk mund të ndihmojë ndaljen e kohës dhe nuk mund të harxhojë asnjë qindarkë nga taksat e qytetarëve për realitete që koha i ka lënë mbrapa, dhe e thashë që në fillim që kur këtë gjë e thosha në momentet e para kur ky fakt filloi të bëhej i dukshëm, ndeshesha me shumë reagime negative, sepse nuk ishte bërë akoma ndarja, ndërkohë sot e kemi ndarjen. Kemi fasone që janë kthyer në manifakturë dhe nuk kanë probleme të tilla, koha kur krahu i lirë i punës ishte avantazh konkurrues ka vdekur, miku im, dhe ka kohë që ka vdekur dhe sa më shumë të bashkëjetoni me të vdekurin, duke ushqyer veten me iluzione që do ngjallet, aq më shumë koha do t'ju lërë mbrapa”, iu përgjigj Rama, teksa i ndalur te debati mbi kursin e këmbimit, ai theksoi se forcimi i lekut është një tregues i qëndrueshmërisë dhe i zhvillimit të ekonomisë shqiptare, i mbështetur nga rritja e turizmit, investimeve të huaja dhe hyrjes së valutës nga aktiviteti ekonomik real.
Biznesmeni: Ne kemi një rënie me 33% nga euro. Sipas të dhënave janë 5 miliardë euro jashtë kontrollit të bankave dhe mund të shkosh në çdo pikë marketi që të blesh me euro, thonë e marrim ke kaq. Ne kemi nevojë për ndihmë konkrete. Ashtu si po shihni me një sy pozitiv start up, ku nga 3 milionë euro ia çuat në 6 milionë euro, kurse kur vjen puna për sektorin tonë që punëson 60 mijë veta, thoni shkoni merrni kredi. Qeveria duhet të injektojë para që ka përfituar nga rënia e euros, pasi borxhi i jashtëm ka rënë, një pjesë të atyre parave, meqenëse jemi ortakë...
Rama: Për fat të mirë nuk jemi në të njëjtën fazë, se për fat të mirë tani në atë që ti e quajte manifakturë, por në fakt nuk është termi i duhur, kemi dy panorama, nuk kemi më një. Kemi fasonet që janë kthyer në manifakturë dhe fasonet që kanë mbetur fason. Tani, të kërkosh që të ndalësh kohën me subvencione dhe me injeksione, të cilat janë vetëm për të zgjatur agoninë, është legjitime ta bësh, por nuk është absolutisht e bëshme kjo për qeverinë. Qeveria nuk mund të ndihmojë ndaljen e kohës dhe nuk mund të harxhojë asnjë qindarkë nga taksat e qytetarëve për realitete që koha i ka lënë mbrapa, dhe e thashë që në fillim që kur këtë gjë e thosha në momentet e para kur ky fakt filloi të bëhej i dukshëm, ndeshesha me shumë reagime negative, sepse nuk ishte bërë akoma ndarja, ndërkohë sot e kemi ndarjen. Kemi fasone që janë kthyer në manifakturë dhe nuk kanë probleme të tilla, koha kur krahu i lirë i punës ishte avantazh konkurrues ka vdekur, miku im, dhe ka kohë që ka vdekur dhe sa më shumë të bashkëjetoni me të vdekurin, duke ushqyer veten me iluzione që do ngjallet, aq më shumë koha do t'ju lërë mbrapa.
Po flas për atë sektor që i referohet në mënyrë të vazhdueshme euro, euro, euro, duke pasur në background-in e mendjes se forcimin e lekut e lidhin me narkoregjimin, një banalitet absolut që nuk e mbështet dot në asnjë lloj teorie ekonomike. Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë shqiptare, nuk është diçka për të vënë kunja. Është sukses, është një nga treguesit më kokëfortë të suksesit tonë dhe nuk ka të bëjë fare me atë shpjegimin popullor të atyre që i thonë vetes analistë dhe katalistë dhe nuk dinë çfarë flasin. Sepse në një vend ku miliarda e miliarda hyjnë çdo vit, nga ekonomia reale 8.5 miliardë, po të kemi parasysh kombinimin e turizmit me investimet e huaja, të flasësh tani për narko dhe gomarllëqe të tilla mund të përkëdhelësh shumë veshë që kanë nevojë për lajme të këqija, por nuk ka lidhje me realitetin. Nëse do të ishte e vërtetë, do të ishte një alarm që nuk do të vinte nga kanalet e informimit, si ata që i bien violinës me vesh, por do të vinte nga kanalet institucionale të organizmave ndërkombëtarë financiarë që ndjekin ekonominë tonë me lupë.
A ka ekonomi informale në Shqipëri? Patjetër që ka dhe ky është një problem për ne, për taksapaguesit, por për këtë nuk mund të ankohen ata që bëjnë informalitet. A ka në Shqipëri para të pista? Patjetër që ka, po ku nuk ka? Është shumë e ligë në thelb që t'ia veshësh Shqipërisë, duke qenë shqiptar, duke pasur pasaportë shqiptare, këtë lloj kostumi kaq të ndyrë, nuk di se çfarë duhet të jesh.
