Hapësire reklamuese

Politikë

Mereme Sela nuk heq dorë nga Partia Demokratike, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit nga Gjykata e Shkallës së Parë

Shkruar nga Newsbomb
Mereme Sela nuk heq dorë nga Partia Demokratike, dërgon në Apel
Mereme Sela, selia blu

Mereme Sela ka ankimuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë, ku kujtojmë se ajo kundërshtoi zhvillimin e procesit zgjedhor brenda PD-së, në zgjedhjet për kryetar të mbajtura në Maj, si edhe ka paditur Berishën në lidhje me këtë çështje.

Në 14 maj, ajo ankimoi në Apelin e Tiranës, vendimin e marrë fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë për t’i kthyer mbrapsht padinë ku kërkonte pezullimin e zgjedhjeve, moslejimin e Berishës për të kandiduar dhe kthimin e saj në garën për kryetar.

Më tej pasi Alepi ia ktheu çështjen për rishqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë, kjo e fundit vendosi pushimin e çëshjes, me argumentin se objekti i shqyrtimit ishte i njëjtë, ka qenë ky vendim që Sela ka ankimuar në Gjykatën e Apelit.

Kujtojmë se, Mereme Sela, me profesion mjeke, kërkoi të garonte përballë Sali Berishës në zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, aplikimi i saj u pranua ndryshe nga shumë aplikime të tjera, mirëpo nuk u legjitimua me argumentin se nuk plotësonte kriteret bazë.  Në këtë moment ajo iu drejtua dyerve të gjykatës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese