Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kaos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit bllokojnë trafikun në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Kaos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit
Bllokohet qarkullimi

Qindra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ende nuk dihet qartësisht skenari i opozitës për këtë protestë, por protestuesit kanë nisur kaosin në Bulevardin e Dëshmorëve, ku është ndaluar qarkullimi.

Qytetarët kanë dalë para makinave dhe një makine që po kalonte aty, duke bllokuar kështu qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, ndryshe nga protestat e kaluara, për protestën e kësaj të hëne nuk është dhënë asnjë detaj dhe nuk është zbuluar asnjë skenar nga Partia Demokratike. Ajo që vihet re është fakti se demokratët kanë “zbarkuar”  në Tiranë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe janë shpërndarë në disa fronte.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, aktualisht ka një numër të ulët të protestuesve. Ndërkohë, protestuesit e tjerë janë shpërndarë në pozicione të ndryshme në kryeqytet. Ndryshe nga protestat e tjera në këtë protestë nuk do të këtë fjalime, teksa është paralajmëruar mosbindje civile.

Kaos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese