Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryeministri Edi Rama i përmend emrin deputetit mes Kongresit: Ka punuar natë e ditë, më kërkoi të tërhiqej

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama i përmend emrin deputetit mes Kongresit: Ka punuar
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar disa rreshta në mes të Kongresit të Partisë Socialiste, deputetit Vullnet Sina. I pari i qeverisë tregoi se ai i kishte kërkuar largimin nga detyra.

Rama vlerësoi punën e Sinës, ndërsa theksoi se është shembulli që duhet ndjekur. Teksa po kritikonte punën e të tjerëve, kryeministri u ndal te deputeti Sina, njëkohësisht edhe biznesmen, për të cilin tha:

“Vullnet Sina është një prej tyre i ka rregull punët e veta. Po pas Vullnetit nuk është i vetmi kurrsesi. Nuk më ka shqetësuar asnjëherë për asgjë personale.

Por më ka shkruar në mesnatë për puën. Një shembull që ka bërë punë, por pa bërë bujë. Po përmend atë pasi është personi që më ka thënë se nuk do të vazhdojë më këtë angazhim”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese