Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryeministri i Greqisë emocionon në homazhet e Kryepeshkopit Janullatos: Urë lidhëse mes dy shteteve, humbja e tij e pazëvendësueshme!

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri i Greqisë emocionon në homazhet e Kryepeshkopit
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Mitsotakis mbërriti në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, i shoqëruar nga një delegacion grek.

Mitsotakis e nisi fjalën e tij me tre fjalët, sipas të cilit, përmbledhin më së miri jetën e hierarkut, Janullatos: “Guxoj të shpresoj”! Kryeministri grek shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, teksa e cilëson atë si një figurë të shquar të ortodoksisë dhe jetës së krishtirë.

Ndër të tjera, kryeministri grek theksoi edhe rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit sa i përket harmonisë fetare. Duke e konsderuar, një diplomat i dashurisë, Mitsotakis u shpreh se Kryepeshkopi ishte një urë miqësie dhe lidhëse mes dy vendeve. 

Në fund të fjalës së tij, Mitsotakis shprehu nderin dhe kënaqësinë që pati mundësinë ta njihte Kryepeshkopin Anastas, teksa e konsideron një pasuri personale. 

Fjala e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis: 

“Guxoj dhe shpresoj”, këto janë fjalët që përshkruanin misioniarin dhe mbështetësin e studentëve të diktaturës në Greqi. Përulemi me nderim para madhështisë së tij. Me fjalë të tjera një shembull i urtësisë dhe i veprimit. Ai ishte dekada me radhë një udhërrëfyes. Ishte një dritë e ortodoksisë dhe jetës së krishterë.

Shumica e të pranishmëve e dinë se çfarë arriti Anastasi me të krishterët e persekutuar dhe bashkëkombasit tanë të lënë në harresë. Megjithatë duke marrë forcë nga besimi i tij thellë ai hodhi themelet e Kishës Ortodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Hapi shumë institucione, një mrekulli e vërtetë mes rrënojave. Gurët që na hedhin, ata që luftojnë kundër veprës sonë, thoshte me një buzëqeshje në fytyrë, ne i mbledhim. Ndërtojmë kisha dhe shkolla. Nuk është rastësi që sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët.

Kryepeshkopi ishte gjithmonë një urë miqësie dhe lidhje mes dy shteteve. Prandaj me plot të drejtë, mund të quhet, diplomati i dashurisë, një mision që e përmbushi me një vendosmëri të palëkundur.

Jam një nga fatlumët që pata mundësinë ta njoh. E konsideroj një pasuri personale. Ai ishte i shenjtë dhe i urtë. Ai të ftonte me shembullin e tij të bëheshe më i mirë. Këtu përputheshin edhe rrugët tona, në përkushtimin për të luftuar, pavarësisht vështirësive që ato të gjendnin zgjidhje. Për drekët dhe orthodoksët, Anastasi ishte burim krenarie. Ai ishte i palodhur, dëshmoi se kisha ortodhokse bashkon popuj. Ai na la një trashëgimi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese