Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Manastirliu kandidate e PS për bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i parë nga opozita: Është nën hetim, ka kryer dëme në arsim dhe shëndetësi

Shkruar nga Newsbomb
Manastirliu kandidate e PS për bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i
Rama dhe Manastirliu

Vjen reagimi i parë nga opozita pasi kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut, të cilën e etiketoi si kryebashkiaken e ardhshme të Tiranës që shumë shpejt do të mbajë zgjedhjet e parakohshme.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi shkruan se Manastirliu ndodhet nën hetim nga SPAK për disa kallëzime penale që janë kryer nga opozita duke nisur nga kontratat koncesionare në shëndetësi, Covid-19 deri tek patronazhistët e PS.

Asgje e re nga Fronti i Korrupsionit – Manastirlliu, Kandidatura e Ramës për Bashkinë e Tiranës

Edi Rama ka zgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për Bashkinë e Tiranës. Dëmet që ajo ka shkaktuar kudo ku ka drejtuar janë të mëdha dhe me pasoja të rënda për arsimimin, shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Manastirliu ndodhet nën hetim për disa kallëzime penale që unë dhe kolegët e mi kemi depozituar, që lidhen me:

Kontratat koncesionare dhe abuzimet me miliona euro ????

Fondet e Covid-19 dhe menaxhimin skandaloz të pandemisë ????

Shkeljet zgjedhore dhe patronazhistët e PS ????️

Lidhjet me tendera klientelistë dhe interesat e grupeve të ngushta

Asgjë e re nga Froni i Korrupsionit të Ramës. Kandidatët dhe të emëruarit e tij, burra apo gra, janë kopje të tij në miniaturë – të korruptuar deri në palcë!”, shkruan Vokshi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albana Vokshi (@vokshialbana)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese