Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbërrin në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Mitsotakis, përulet përpara trupit të pajetë të Kryepeshkopit

Shkruar nga Newsbomb
Mbërrin në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” Mitsotakis,
Kyriakos Mitsotakis

Ka mbërritur në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Mitsotakis ka udhëtuar nga Greqia drejt Tiranës për të marrë pjesë në ceremoninë mortore e mbajtur në nder të Kryepeshkopit të gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos. Kryeministri grek është i shoqëruar nga 5 ministra të kabinetit të tij, lideri i opozitës greke edhe Kryepeshkopi i Athinës, të cilët do të nderojnë figurën e Janullatos si dhe do t’i japin lamtumirën për në banesën e fundit.

Gjithashtu Kyriakos Mitsotakis do të mbajë një fjalim në Katedrale së bashku me homologun e tij Edi Rama. Dy krerët e qeverive janë pozocionuar krah njëri-tjetrit duke ndjekur shërbesën e fundit që do të drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese