Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Më kanë përjashtuar nga LISTAT se jam SPAKIST”, Berisha reagon për herë të parë pas deklaratave të Dashnor Sulës: Ai është një njeri i nderuar, s’ia hedh poshtë...

Shkruar nga Newsbomb
“Më kanë përjashtuar nga LISTAT se jam SPAKIST”,
Sali Berisha-Dashnor Sula

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar për herë të parë deklaratat e bëra mëngjesin e kësaj të mërkure nga deputeti demokrat, Dashnor Sula i cili përmes një reagimi në rrjetin e tij social bëri me dije se është përjashtuar nga listat për zgjedhjet e 11 majit.

Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të selisë blu ku pritet të miratojë listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare, Berisha tha se Sula është një njeri i nderuar dhe se askush nuk ia hedh poshtë kontributin që ka dhënë për këtë forcë politike.

Ish-kryeministri, pas insistimit të gazetarëve, ka zbuluar se emri i Sulës është vendosur në listat e hapura. Ndërkohë, për më tepër detaje ai pohoi se do të jepen pas miratimit të listës zyrtare.

 “Që të mbaj një qëndrim por kjo listë këto mundësi kishte. Jo në listën e hapur nuk është përjashtuar ai, por ai ka meritat e veta, natyrisht nuk mbase, se di, po e marr vesh nga ju. Nuk kam komunikuar me zotin Sula.

Ky imi ka mijëra mesazhe edhe mund të ketë dërguar. Ai është një njeri i respektuar. Shiko, mos shkoni në ekstreme, Primaret janë një kriter themelor. PA diskutim, me merita nuk ia mohon askush meritat. Prisni një minutë. Këto janë teknika të dëshpëruara, ju doni të mbuloni emrat e atyre që dolën”, tha Berisha ndër të tjera.

“Janë. Tani të miratohet lista, nuk më shkon mua të nxjerr listën kur nuk është miratuar. Ai deklaron po pastaj mund të ndryshojë mendimin”, tha ish-kryeministri teksa më tej i pyetur nga gazetarët nëse do të japë dorëheqjen po humbi zgjedhjet, vendosi t’i përgjigjet duke thënë: “Po mendoj për qeverinë pas 12 majit. Unë po them qe po përgatis qeverinë e ardhshme, ti thua dorëheqje”.

Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të mërkure Dashnor Sula tha se nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit.

Ndonëse arriti të merrte më tepër vota në procesin e Primareve, Sula tha se ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së e ka përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare.

Ndër të tjera Sula tha se çdo ditë ka mbrojtur interesin e votuesve duke denoncuar në media dhe duke mbrojtur edhe Partinë Demokratike, ndërsa kjo e fundit nuk e futi në listën e kandidatëve, pasi sipas tij, nuk është "SPAKIST".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese