Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS ka bërë publike një nga një të gjithë kabinetin qeveritar.
Rama i beson postin e ministrit të Arsimit, Mirela Kumbaros e cila zhvendoset nga ministria e Turizmit në një tjetër dikaster.
Kreu i qeverisë vlerësoi Kumbaron si një figurë që me eksperiencën e saj do të japë më të mirën për arsimin në vendin tonë. Rama tha se teknologjia është sfida që ka çdo prind për fëmijën e tij.
“Mirela Kumbaro do të drejtojë Ministrinë e Arsmit. Boshkllëqet e brendshme në arsim janë të mëdha njësoj si spitalet dhe mjekët. Duke folur me atë cfarë keni bërë ju për këto vite ato boshlliqe pasojë e sëmundjeve të vjetra bëhen përditë si zgavra të rrezikshme në ndikimin e mostres dixhitare, kjo është ndyje shumë e vështirë që i ka lidhur fëmijët tanë tek një botë tjetër dixhitale. Mirela do të gjejë rrugëdalje falë eksperiencës së gjatë si pedagoge e uiniversitetirt të Tiranës”, u shpreh Rama.
Kurse ministrinë e Shëndetësisë, kreu i qeverisë ia bëson Evis Salës që siç tha kreyeministri, do të lërë Italinë për t’u spostuar dhe përmirësuar shërbimin e spitaleve në Shqipëri.
“Shëndetësinë do ta drejtojë një persona që ka një karrierë mbreslënëse. Evis Sala do ta lëjë italinë për tu bashkua me kabinetin eqvertar për tu bashkuar me ne. Ajo do të sjellë shqiptarët e suksesshëm si shembull kryersor për të shërbyer si profesioniste për të shërbyer si profesioniste dhe për të shërbyer”, tha Rama.
Kabineti i plotë qeveritar:
Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)
Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)
Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)
Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)
Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)
Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)
Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)
Andis Salla – Ministria e Bujqëëisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)
Adea Pirdeni - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)
Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
