Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Na duhet mandati i katër, për një Shqipëri kampione në Ballkan”, ministrat video-mesazh në Kongresin e PS

Shkruar nga Newsbomb
“Na duhet mandati i katër, për një Shqipëri kampione
Tre ministrat mesazh ne kongresin e PS

Vetëm pak minuta më parë ka nisur dhe Kongresi i Partisë Socialiste, ku priten të diskutohen çështje të rëndësishme për partinë, qeverinë dhe ndryshimet e mundshme në radhët e saj, si dhe mbi procesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare vitin e ardhshëm.

Po ashtu në Kongres do të zgjidhen 156 nga 350 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, ku 3/4 e tyre pritet të jenë anëtarë të rinj.

Kongresi nisi me një video-mesazh të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, të Bujqësisë Anila Denaj dhe ministrit të Kulturës dhe i Ekonomisë, Blendi Gonxhaj.

Ata folën për punën e bërë deri më tani si dhe për ato që synojnë me mandatin e katër, për Shqipërinë 2030.

Kumbaro u shpreh se ka shumë punë për të krenuar dhe shumë për të punuar. “Na duhet mandati i katërt për të vijuar dhe bërë realitet vizionin e Shqipërisë turistike 2030, kampion i Ballkanit, tha ministrja Kumbaro.

"Kemi ende shumë sfida të forta për të fituar, duke nisur nga rritja e pensioneve më kuptimplotë sesa rritja e vogël e këtyre viteve. Po punojmë që në rrugën e 'Shqipërisë 2030 të mos ketë pensione nën 150 euro. Reforma e re e pensioneve do të marrë rrugë viti e ardhshëm e frytet do të shihen në 2- 3 vitet e ardhshme. Do të marrë fund praktika e çuarjes së pensioneve me zarfe në shtëpi. Po i japim jetë projektit të arsimit profesional", tha Gonxhe. 

Ndërsa Denaj u shpreh se synojnë 1000 agroturizme në 2030, të një cilësie fantastike, ndërkombëtarisht të njohur dhe punësimi i të rinjve të jetë fakt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese