Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ne kemi nevojë për këtë qytet”, kandidati i pavarur "shfrytëzon" edhe orët e fundit për beratasit: E kam luftën me shtetin

Shkruar nga Newsbomb
“Ne kemi nevojë për këtë qytet”, kandidati i
Pavlo Shkarpa

Teksa votimit po i vjen fundi, Pavlo Shkarpa, ka shfrytëzuar edhe orët e fundit për të dhënë një mesazh për beratasit. Ku është shprehur se do të të projektojë të ardhmen e qytetit.

“Unë sot luftën e kam me shtetin, dhe ata që votojnë Pavlo Shkrapën luftën e kanë me shtetin. Ne jetojmë në një diktaturë në formë demokracie”, është shprehur kandidati i pavarur. 

Më tej ai është shpehur se ata kanë nevojë për Beratin, dhe jo Berati për ta.  Ai ka folur me superlative për veten duke thënë se” Dhe berati sot duhet të flasë dhe të zgjedhë njeriun më të mirë, jo partiakun që është skllav dhe marionetë e atij që sot drejton këtë vend. Sepse unë kam projekte, kam shumë dëshirë për ta ndryshuar këtë qytet.”

Shkarpa më pas hedh akuza për ish-drejtuesit e bashkisë  në lidhje me taksat që sipas tij nuk kanë shkuar te nevojat e njerëzve të cilët po vuajnë.

Deklarata e plotë:

Kandidati i pavarur shfrytëzon edhe orët e fundit për beratasit: Unë  kam projekte dhe dëshirë për ta ndryshuar qytetin

Dua ta projektoj të ardhmen e këtij qyteti. Jam shumë i lumtur, por u bëj një thirrje të gjithë qytetarëve të beratit dhe të kurorës sime që të dalin në votime me dashuri, pa eksese dhe pa probleme.

Unë sot luftën e kam me shtetin, dhe ata që votojnë Pavlo Shkrapën luftën e kanë me shtetin. Ne jetojmë në një diktaturë në formë demokracie.

Berati është i yni. Ne kemi nevojë për këtë qytet. Berati nuk ka shumë nevojë për ne, por ne kemi nevojë për këtë qytet.

Dhe berati sot duhet të flasë dhe të zgjedhë njeriun më të mirë, jo partiakun që është skllav dhe marionetë e atij që sot drejton këtë vend. Sepse unë kam projekte, kam shumë dëshirë për ta ndryshuar këtë qytet.

Sepse këtu, investimet që kam parë gjatë këtij muaji që kam bërë fushatë, janë investime të kota, pa vlerë, pa jetëgjatësi dhe marramendëse. Këtu e keqja është se ata që kanë drejtuar qytetin e beratit janë bërë tashmë të pasur, ndërsa unë kam prekur plagët e qytetit tim dhe kam thënë se ju me taksat e beratasve jeni pasuruar.

Taksat e tyre nuk i keni çuar te ndriçimi, nuk i keni çuar te rrugët, nuk i keni çuar te kopshtet, nuk i keni çuar te çerdhet, nuk i keni çuar te sistemimi i ujërave të zeza, ndërkohë që njerëzit po vuajnë shumë dhe kjo është për të ardhur keq.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese