Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një Pastor në Qeverinë "Rama 4"! Ja kush do të jetë ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, i vetmi nga ish-deputetët që futet në Kabinet

Shkruar nga Newsbomb
Një Pastor në Qeverinë "Rama 4"! Ja kush do të
Edi Rama ne mbyllje te punimeve te Asamblese Kombetare

Deputeti socialist Toni Gogu do të jetë ministri i ri për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ai garoi në listë të hapur në zgjedhjet e e11 Majit, siguroi mbi 6 mijë vota, por nuk arriti të futej dot në Kuvend.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama e vlerësoi angazhimin dhe kontributin e tij dhe i besoi një Ministri të rëndësishme, duke gjetur një tjetër mënyrë për ta futur në Kuvend dhe rrjedhimisht në Kabinetin qeveritar.

"Marrëdhëniet me Parlamentin. Në këtë mandat vendimtar për Shqipërinë, këto marrëdhënie marrin një shkallë të re vështirësie, për nga ngarkesa e shtuar e ndërveprimit mes Qeverisë dhe Kuvendit, dhe për rrjedhojë nga nevojat shumë të mëdha në volum të procesit të anëtarësimit, që të mos gjendesh me fytin që nuk furnizohet dot më me frymë, duke vrapuar pas kohës që fluturon, mendoj se Toni Gogu e përmbush profilin që na duhet në këtë fazë.

Jam i bindur se ata që e kanë njohur në punën si deputet, por dhe ata që e kanë njohur si Pastor, e ndajnë me mua këtë mendim. Nuk ka një qeveri të re që bie nga qielli, kjo ishte qeveria e re e eksperiencës së 12 viteve dhe e ambicies për të nxitur energji të reja dhe për të riparë vetëveten fushë me fushë", u shpreh Edi Rama.

Pastori Toni Gogu është i vetmi ish-deputet që merr një post qeveritar, duke zëvendësuar në këtë dikaster Taulant Ballën, i cili me besimin e kryeministrit do të drejtojë socialistët në betejën parlamentare si kryetar i Grupit.

Në korrik 2019, Toni Gogu mori detyrën e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa disa kohë më pas kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi t'i besonte edhe si Prefekt i Qarkut të Tiranës. Në zgjedhjet e 2021, kryeministri Edi Rama e përfshiu në listat e deputetëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese