Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pas Dash Sulës, tjetër largim nga PD-ja, edhe Alesia Balliu i bashkohet Adriatik Lapajt

Shkruar nga Newsbomb
Pas Dash Sulës, tjetër largim nga PD-ja, edhe Alesia Balliu i
Alesia Balliu

Alesia Balliu është larguar nga Partia Demokratike dhe është bashkuar me partinë "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt. Burime të besueshme për mediat bëjnë me dije se Alesia Balliu, ka vendosur të largohet nga radhët e Partisë Demokratike dhe të bashkohet me partinë "Shqiperia Behet" të Adriatik Lapajt.

Ky kalim ka ndodhur në momentet e fundit, pas një periudhe të tensionuar dhe pas një vendimi që la emrin e saj në një listë të hapur për zgjedhjet e ardhshme. Lëvizja e Balliut përfaqëson një tjetër shenjë të distancimit të figurave politike nga PD, e cila ka kaluar një periudhë të vështirë brenda radhëve të saj, duke u përballur me tensione dhe pasiguri. Pas Dash Sulës, i cili u largua gjithashtu dhe iu bashkua partisë "Shqiperia Behet", Alesia Balliu është e dyta që bën këtë kalim, në këtë forcë politike.

Kjo lëvizje vjen në një moment të rëndësishëm për skenën politike shqiptare, ku forcat e reja po kërkojnë të bëhen pjesë e procesit të ndryshimit dhe të ofrojnë një alternativë për qytetarët që kërkojnë mundësi të reja jashtë tradicionalizmit të partive të vjetra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese