Sapo njoftoi ndryshimet në kabinetin qeveritar nga Kongresi i partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Presidencë. Ndërsa presidenti Begaj e priste në Presidencë, Rama do t’i propozojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndryshime në kabinetin qeveritar.
Edhe pse një ditë pushimi, mesa duket Bajram Begaj ishte njoftuar për ndryshimet e fundit në qeveri, për të cilët duhet të japë edhe dekretin.
Kreu i qeverisë deklaroi se do t’i propozojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj ndryshime në kabinetin qeveritar. Rama tha se Taulant Balla do të propozohet në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ervin Hoxha, si ministër i Brendshëm, Petrit Malaj si ministër i Financave dhe Piro Vëngu si ministër i Mbrojtjes.
Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga socialistët që mandati i katërt të jetë shembullor dhe Partia Socialiste të korrë një fitore spektakolare, ku me votën e diasporës, që e cilësoi realitet politik, synon 1 milion vota për PS.
NDRYSHIMET NE QEVERINE RAMA
Taulant Balla, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, iken Elisa Spiropali
Iken Taulan Balla nga ministër i Brendshëm, vjen Ervin Hoxha
Iken Ervin Mete nga minister i Financave, vjen Petrit Malaj.
Iken Niko Peleshi nga ministër i Mbrojtjes, vjen Pirro Vëngu

