Besfor Llamallari është emëruar drejtues i Ministrisë së Drejtësisë ndërsa Ulsi Manja, i cili ka mbajtur deri më tani këtë post, është emëruar drejtues i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Sakaq, i pandryshuar në detyrë do të vijojë të ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
“Një ndër negociatorët më të spikatur, një funksionar shembullor, profesionist e i përkushtuar, Besfor Llamalari, zv.ministër i Brendshëm, do të jetë ministër i ri i Drejtësisë.
Ndërkohë, pas një pune të mirë në krye të dikasterit të drejtësisë, Ulsi Manja do të marrë drejtimin e Komisionit Parlamentar për çështjet ligjore dhe administratën publike ku eksperienca e dyanshme, më jep siguri në mbarëvajtjen e këtij komisioni kyç.
Mbrojtja do të marrë gjatë mandatit të ri, një rol krejt të ri në zhvillimin teknologjik, ekonomik dhe social të vendit. Ambicia ime është që në qiellin e Shqipërisë gjatë ditëve të samitit, ta suverjojmë me dronë super inteligjentë Made in Albania. Nuk na pengon asnjë ta bëjmë Shqipërinë 2023 një bazë prodhuese për një vend të vogël, por anëtare krenar e NATO-s të ku një ushtri të jetë dhe një forcë ushtarake e pajisur cilësisht, jo vetëm me prodhime importi, por edhe me prodhime vendase, të cilat përveç ekonomi, janë dhe krenari kombëtare.
Në krye të ministrisë së Mbrojtjes do të vijoijë Pirro Vengu që ka treguar kuptim të drejtë të sfidave dhe seriozitet dhe përkushtim në detyrë", tha Rama.


