Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS në festë, shqiptarët në protestë! Mesazhi i koduar i Spiropalit: Hija ime nuk di dhunë, di veç frymëzim lirie

Shkruar nga Newsbomb
PS në festë, shqiptarët në protestë! Mesazhi i koduar i
Fotoja e postuar nga Spiropali për 35-vjetorin e PS-së

Teksa vendi ynë është përfshirë nga protestat, Partia Socialiste këtë të premte festoi 35-vjetorin e krijimit të saj, ku socialistët u mblodhën në Sheshin Italia për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

E pranishme ishte edhe ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, e cila muajt e fundit ka pasur përplasje të ashpra me kryeministrin Edi Rama. Mes tyre nuk kanë munguar as mesazhet e koduara të drejtuara ndaj njëri-tjetrit.

Spiropali ka publikuar një foto me dy figura të njohura të PS-së, Gramoz Ruçin dhe Et’hem Rukën, duke përcjellë një mesazh të koduar.

Përmes një poezie, ish-ministrja shkruan se hija e saj nuk di dhunë, por vetëm frymëzim lirie.

Postimi i Spiropalit:

Gëzuar 35-vjetorin PS

Hija ime nuk di dhunë,

Di veç frymëzim lirie,

Dhe di punë, punë, punë,

Mund pafund për Art magjie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese