Në mbyllje të fjalës së mbajtur në Kongresin e PS, kreu i qeverisë deklaroi se do t’i propozojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndryshime në kabinetin qeveritar.
Kryeministri njofton se Balla do të mbajë postin e Elisa Spiropalit tani që ajo u propozua si kryeparlamentare e Kuvendit, pas tërheqjes së Lindita Nikollës.
Rama tha se Taulant Balla do të propozohet në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ervin Hoxha, si ministër i Brendshëm, Petrit Malaj si ministër i Financave dhe Piro Vëngu si ministër i Mbrojtjes.
"Do i propozoj grupit që në seancë të menjëhershme ti japim mbështetje Spiropalit për të marrë drejtimin e parlamentit. Do propozoj Bledi Çuçin nënkryetar, Peleshi kreu i grupit të PS. Sot menjëherë pas këtij takimi i çoj presidentit propozimet për ndryshimet në qeveri, Balla ministër për marrëdhëniet me parlamentin, ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha, i Financave, Petrit Malaj dhe i mbrojtjes Pirro Vëngu."
Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita NikollaVjen
Elisa Spiropali
Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla
Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha
Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu
Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj
Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi
Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi

