Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama bën për “ujë të ftohtë” deputetët e vet: Ka nga ata që dalin në popull vetëm kur më shoqërojnë mua

Shkruar nga Newsbomb
Rama bën për “ujë të ftohtë” deputetët
Edi Rama në Kongres/ 28 korrik 2025

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën në Kongresin e PS, ku nuk ka kursye kritikat ndaj deputetëve të vet.

Ai i ka kërkuar ndjesë qytetarëve, për ata deputetë që nuk kanë bërë asgjë dhe që dalin në terren, vetëm për ëtë bërë disa foto, por jo punë.

Ndër të tjera ai tha se jo të gjithë janë kështu, pasi ka nga ata që falë punës së tyre kanë bërë që PS të fitojë tre mandate radhazi.

“Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por jo asgjë tjetër, përveçse shembulli që do të dëgjojë njerëzit dhe të zhvillojë dijet e veta për problemet me të cilat duhet të merret, për halle të mëdha dhe të vogla. Të rritet, lartësohet në sytë e njerëzve, përmes punës që bën për vendin dhe për të, pa harruar asnjëherë që tua qaj hallin që nuk ua zgjidh dot. Kjo vlen për çdo deputet, por për këdo që merr vlerësimin dhe ka nderin që të jetë deputet i partisë më të madhe, më të besuar dhe fitimtare.

Të jesh deputet i kësaj partie është diçka që e konsideroj privilegj të pakrahasueshëm dhe të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve, është borxh i jashtëzakonshëm që nuk lahet dot deri në fund.

Atyre që më pyesin shpesh se ku e gjej gjithë këtë energji dhe durim, ua kthej me buzëqeshje, por s’kam se si rri asnjë orë rehat, përderisa ata që ma kanë bërë atë nder, s’janë rehat. Dua t’u kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë këtu të ulur mes nesh që nuk e kanë përmbushur akoma as minimumin jetik për detyrën që paguhen nga taksat e shqiptarëve, më mirë se shumë më mirë sesa shumica dërrmuese e shqiptarëve. Dua t’u kërkoj ndjese për ata deputetë që dalin në popull vetëm kur më shoqërojnë mua, apo për të bërë një fotografi prezence kur zhvillohet një takim fushate.”, tha Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese